TIRANË-Në shumë njësive administrative të Shqipërisë, mungesa e infrastrukturës, veçanërisht rrugëve, transporti publik, arsimi dhe shërbimet sociale janë një problem serioz. Por për periudhën janar-maj 2025 Monitor shkruan se bashkitë e Shqipërisë kanë realizuar vetëm 10% të investimeve të planifikuara. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, investimet që janë realizuar nga njësitë vendore janë rreth 4.5 miliardë lekë, ndonëse plani vjetor për investime ishte mbi 44.9 miliardë lekë. Tirana është ndër qytetet që ka shënuar progres më të ulët. Nga një total planifikimi prej rreth 19.4 miliardë lekësh, janë ekzekutuar vetëm 941 milionë lekë deri në fund të majit. Në krye të listës për realizimin më të dobët qëndron Bashkia Lezhë, e cila nga një plan vjetor prej mbi 1 miliard lekësh kishte realizuar vetëm rreth 15.8 milionë lekë. Edhe bashkitë e tjera të mëdha si Shkodra, Korça dhe Fieri rezultojnë me realizim nën 10%.
/ZËRI