TIRANË- Në mes të kullave që rriten çdo ditë në horizontin e qyteteve shqiptare, kantierët e ndërtimit do të futen nën një regjim të ri disipline. Sipas rregullores së publikuar në Fletoren Zyrtare dhe të paralajmëruar nga Kryeministri Edi Rama, ndërtuesit do të përballen me kushte më të rrepta. Kantieri konsiderohet i ngritur vetëm në momentin që është vendosur rrethimi, sinjalistika, kamerat dhe tabelat informuese për objektin dhe subjektin ndërtues. Kantieri duhet të jetë i rrethuar, të ketë të paktën katër kamera sigurie në çdo kënd, foto të projektit në pjesën ballore të tij, si dhe tabela me të dhënat për objektin që do të ndërtohet. Ndërkohë drejtuesi teknik duhet të pezullojë punën në rast se nuk garantohen masat mbrojtëse për punëtorët në kantier. Këto janë vetëm disa nga rregullat që duhet të zbatohen nga ndërtuesit e pallateve.
/ZËRI