Video

Droga nga Amerika Latine në BE- Edhe Ramazan Rraja në grup!

Kokaina ishte nisur nga Ekuadori në 2020 nga vëllezërit Artur e Klevis Hoxhosmani dhe ishte kamufluar në thasë me kokrra kakaoje.

F.I
Droga nga Amerika Latine në BE- Edhe Ramazan Rraja në grup!
Klevis e Artur Hoxhosmani dhe Ramazan Rraja

TIRANË-Ramazan Rraja rezulton i përfshirë edhe në grupin e goditur nga SPAK që kontrabandonte drogë nga vendet e Amerikës Latine për në Bashkimin Europian. Emri I tij ka dalë nga bisedat në Sky ECC, ku komunikon me Artur Hoxhosmanin për një sasi droge. konkretisht Hoxhosmani shprehet i shqetësuar për kapjen e një sasie prej 2 tonë droge. Kokaina ishte nisur nga Ekuadori në 2020 nga vëllezërit Artur e Klevis Hoxhosmani dhe ishte kamufluar në thasë me kokrra kakaoje. Ajo u sekuestrua nga autoritetet në Portin e Roterdamit dhe vlera e drogës kapte shifrën e 151 milionë euro. Të hetuarit shprehin mërzinë për kapjen e drogës dhe dyshimin se personi i paidentifikuar me pseudonimin "Big X" ka spiunuar për kapjen e lëndës.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB