TIRANË- Katër nënkryetarë të Bashkisë Tiranë Frida Pashako, Keti Luarasi, Jonida Halili dhe Andi Seferi kanë dhënë dorëheqjen. Përjashtim nga kjo lëvizje bën Anuela Ristani, që është kryetarja e komanduar e Bashkisë, në mungesë të kryebashkiakut Erion Veliaj, që ndodhet në burg.
Ristani do të jetë nënkryetare në ekipin e ri politik të drejtimit të Bashkisë. Ndërkohë, ministrja Ogerta Manastirliu prezantoi katër nënkryetarët e rinj të Bashkisë Tiranë. Bëhet me dije se Ilir Mengra, Blendi Sula, Gentian Keri dhe Vasilika Vjero do të jenë emrat e rinj. Kjo lëvizje vjen pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama gjatë një takimi me kryebashkiakët ku kërkoi "rifreskim" në nivele drejtuese për disa Bashki në vend, përfshirë edhe atë të Tiranës./ZËRI/