Video

VIDEO/ Zjarri mbërrin në Tiranë, Bërzhita përfshihet nga flakët

Nga pamjet e mëposhtme shihet se një helikopter i Ministrisë së Mbrojtjes është ngritur në fluturim për t’ju ardhur në ndihmë zjarrfikësve.

F.m
VIDEO/ Zjarri mbërrin në Tiranë, Bërzhita përfshihet
Foto Ilustruese

TIRANË- Zjarri përhapet edhe në Tiranë! Momentet e fundit është raportuar për një zjarr në Bërzhitë të Tiranës. Pas Delvinës, Borshit dhe Piqerasit, tashmë nën pushtetin e flakëve është edhe bimësia në Bërzhitë.

Nga pamjet e mëposhtme shihet se një helikopter i Ministrisë së Mbrojtjes është ngritur në fluturim për t’ju ardhur në ndihmë zjarrfikësve.

Situata në Shqipëri është aktualisht alarmante, kryesisht në zonën e Delvinës.

Kalas, Tatzat, Senicë, Vergo, Kopaçës dhe Palavli janë fshatrat ku zjarri është aktiv në Delvinë. Një ditë më parë në këto zona dolën flakët jashtë kontrollit dhe banorët e tre fshatrave u evakuuan. Shefi i Komisariatit të Delvinës, Agim Trociu pësoi djegie të shumta dhe u asfiksua duke përfunduar në spital.

Ai u fut mes flakëve që të shpëtonte disa banorë. Pesë persona të tjerë janë gjithashtu në spital duke u trajtuar për djegie të shumta, ndërkohë që ende nuk është bërë një bilanc për dëmet materiale./ZËRI/

Poll

MOS HUMB