Video

'TIMAK'/ Fondet e Mbrojtjes te hipizmi? 2.9 mld lekë nga buxheti i shtetit

Sipas dokumenteve zyrtare, Arjeta Puca dhe Ron Yeffet kanë përdorur kapitalin e shoqërisë për të themeluar një biznes të ri privat me emrin "TIMAK HORSE CLUB".

M.K.
 'TIMAK'/ Fondet e Mbrojtjes te hipizmi? 2.9 mld lekë nga

TIRANË- Pas kontrolleve të zhvilluara më 2 tetor, teksa SPAK po heton dyshimet për trafikim armësh, shpërdorim detyre dhe favorizim në gara publike, detaje të reja po zbulojnë prapaskenat se si fondet e destinuara për mbrojtjen dhe pajisjet ushtarake kanë përfunduar në investime luksoze private. Sipas dokumenteve zyrtare, Arjeta Puca dhe Ron Yeffet kanë përdorur kapitalin e shoqërisë për të themeluar një biznes të ri privat me emrin "TIMAK HORSE CLUB". Pra, paratë e destinuara për sigurinë kombëtare dhe ushtrinë rezultojnë të kenë kaluar te hipizmi. Ndërkohë, të dhëna të tjera që dalin në dritë lidhen me fondet e përfituara nga buxheti i shtetit. Timak Defence, një kompani e krijuar nga partneriteti mes kompanisë private TIMAK dhe kompanisë shtetërore KAYO rezulton të ketë marrë nga buxheti i shtetit 2.9 miliardë lekë që nga momenti i themelimit të saj, në Gusht të viti 2025. Hetimet po zhvillohen pas përgjimeve të publikuara nga ish-zv.kryeministri në arrati Arben Ahmetaj, për trafik armësh përmes "KAYO".

/ZËRI

Poll

MOS HUMB