
Fëmija i dhunuar
TIRANË- Një fëmijë ka dalë me shenja dhune nga kopshti “Buçko” në Tiranë, gjë që ka bërë që prindërit e tij të bëjnë një denoncim në komisariatin nr.3 të Policisë. Fëmija i mitur rezulton të jetë gërvishtur në dy raste të ndryshme dhe nëna e tij pasi ka parë shenjat ka shkuar të kërkojë llogari në ambientet e kopshtit. Gjatë debatit, gruaja i ka thyer celularin pronarit të kopshtit, i cili ka nisur ta filmojë. Pamjet filmike të kamerave të sigurisë tregojnë se fëmija është gërvishtur nga një bashkëmoshatar, por hetimet kanë nisur për mënyrën se si është menaxhuar situata nga edukatoret e kopshtit.
/ZËRI
Poll