
FRANCË-Franca do të ndalojë pirjen e duhanit në të gjitha vendet e hapura ku mund të hyjnë fëmijët, duke përfshirë plazhet, parqet dhe stacionet e autobusëve, njoftoi të enjten ministrja e Shëndetësisë dhe e Familjes.
E njohur si një vend ku duhanpirësit rrinë duke pirë cigare në tarracat e kafeneve ose duke shëtitur nëpër rrugët me kalldrëm, Franca ka shtrënguar gjithnjë e më shumë kufizimet mbi përdorimin e duhanit në hapësirat publike vitet e fundit.
“Duhani duhet të zhduket aty ku ka fëmijë. Kufizimet do të hyjnë në fuqi më 1 korrik dhe do të përfshijnë të gjitha vendet ku mund të jenë fëmijët, si “plazhet, parqet, kopshtet publike, jashtë shkollave, stacionet e autobusëve dhe vendet sportive”, shtoi zyrtarja franceze”, tha Catherine Vautrin në një intervistë të publikuar nga e përditshmja rajonale Ouest-France në faqen e saj të internetit.
Shkelësit mund të gjobiten deri në 135 euro. Rreth 75 mijë njerëz vlerësohet se vdesin nga ndërlikimet që lidhen me duhanin çdo vit në Francë. Sipas një sondazhi të kohëve të fundit, gjashtë nga 10 francezë (62 për qind) janë dakord të ndalojnë pirjen e duhanit në vendet publike./ZËRI