Video

Pse Gjykata e Posaçme pezulloi nga detyra Belinda Ballukun

Në vendimin e zbardhur të Gjykatës thuhet se Balluku dhe dy zyrtarët e tjerë rrezikojnë një dënim nga 1 deri në 5 vite burg.

E.K
Pse Gjykata e Posaçme pezulloi nga detyra Belinda Ballukun
Belinda Balluku

TIRANË-Është zbardhur vendimi i Gjykatës së Posaçme, në lidhje me pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres, dhe njëherësh ministres së Energjitikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku. Sipas vendimit të siguruar nga ZËRI, mes të tjerave thuhet se nëse Balluku do të vijojë të qëndrojë në detyrë, mund të ndikojë në prishjen e provave. Po ashtu thuhet se e pandehura Balluku dhe dy vartësit e saj Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, mund të rrezikojnë që të largohen nga vendi, nëse ndaj tyre nuk vendoset masa e ndalimit. Në vendimin e zbardhur të Gjykatës thuhet se Balluku dhe dy zyrtarët e tjerë rrezikojnë një dënim nga 1 deri në 5 vite burg. Ndërkohë kryeministri Edi Rama tha sot se vendimi për pezullimin e Ballukut do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB