Video

Krimi shqiptar, DASH: Paratë pastrohen në ndërtim!

Përveç Evropës, bandat shqiptare po shtrihen edhe në pjesë të Azisë, Afrikës dhe Australisë.

Redaksia Zëri
Krimi shqiptar, DASH: Paratë pastrohen në ndërtim!
Foto ilustruese

TIRANË- Ambasada Amerikane në Shqipëri ka publikuar raportin e Strategjisë Ndërkombëtare të Kontrollit të Narkotikëve për vitin 2025. Sipas INCSR, grupet kriminale të udhëhequra nga shqiptarët kanë luajtur një rol të rëndësishëm duke zgjeruar trafikun nga Amerika Latine në vendet e Bashkimit Evropian dhe më gjerë në Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por jo vetëm kaq. Përveç Evropës, bandat shqiptare po shtrihen edhe në pjesë të Azisë, Afrikës dhe Australisë.

Ata përdorin veçanërisht ekonominë shqiptare kryesisht sektorin e ndërtimit, për të pastruar të ardhurat dhe për të kontribuar në korrupsion. Sipas raportit, korrupsioni, sundimi i dobët i ligjit dhe papunësia nxisin problemin e trafikut të drogës në Shqipëri./ZËRI

Poll

MOS HUMB