Video

Java politike: Kandidatura e Braçes dhe përplasjet në Kuvend

Erion Braçe shpalli kandidaturën për zgjedhjet vendore në Tiranë, duke theksuar se kjo nuk është ambicie personale, por një mundësi për zhvillimin e qytetit. Ai gjithashtu kërkoi nga KQZ të gjitha rezultatet e tij zgjedhore ndër vite, që nga viti 1996.

Loreta Koleci
Java politike: Kandidatura e Braçes dhe përplasjet në Kuvend
Foto ilustruese

TIRANË- Java e parë e prillit në Shqipëri u karakterizua nga zhvillime të vrullshme politike. Erion Braçe shpalli kandidaturën për zgjedhjet vendore në Tiranë, duke theksuar se kjo nuk është ambicie personale, por një mundësi për zhvillimin e qytetit. Ai gjithashtu kërkoi nga KQZ të gjitha rezultatet e tij zgjedhore ndër vite, që nga viti 1996.

Braçe komentoi edhe kandidaturën e Ogerta Manastirliut, duke e cilësuar si një vendim urgjent të kryeministrit Edi Rama për zgjedhje të parakohshme që më pas u anuluan.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Gjatë javës, Parlamenti u mblodh dy herë, ku seanca e së enjtes u shoqërua me tensione. Debatet nisën pas paralajmërimit të Ambasadës Amerikane për kërcënime të mundshme nga grupe të lidhura me Iranin që mund të ndërmarrin sulme ndaj vendit tonë. PD kërkoi mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ndërsa PS u shpreh se nuk ka vend për panik.

Tensionet u shtuan edhe pas kërkesës për një minutë heshtje për 2 prillin 1991 nga Taulant Balla. Demokratët e quajtën provokim këtë kërkesë, ndërsa sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, shpërtheu ndaj tij, madje duke e goditur edhe me shishe uji. Sherret mes palëve vijuan dhe, pas dy orësh debatesh, u kalua në votim me kërkesë të mazhorancës. Denar Biba u zgjodh anëtar i Bordit të Autoritetit të Konkurrencës, ndërsa Diana Dervishi u zgjodh anëtare e Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare.

Në fund të javës, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me kryebashkiakët në kuadër të turit “Punët e Shqipërisë”, ku u diskutuan çështje si emergjencat civile, menaxhimi i mbetjeve dhe Paketa e Maleve. Fillimisht u raportua se kryebashkiaku i Pukës, Rrok Dodaj, nga opozita, nuk u lejua të merrte pjesë në takim. Vetë ai më pas sqaroi opinionin publik se bëhej fjalë për një keqkuptim teknik dhe se ftesa ishte dërguar gabimisht./ZËRI

Poll

MOS HUMB