Video

‘Krahu i djathtë’ i Licëve në kërkim, bastiset banesa në Kiras

Ndërkohë armatime, dronë, municione e maska, janë gjetur në një shtëpi të braktisur në Kiras, lagjen ku banojnë Licët.

F.I
‘Krahu i djathtë’ i Licëve në kërkim, bastiset
Ibrahim Lici, Barush Bregu dhe Ragip Gila

TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i ndodhur në Shkodër. Krahu i djathtë i Licëve, Barush Bregu dhe një 17-vjeçar janë shpallur në kërkim, si bashkëpuntorë në masakrën e ndodhur mëngjesin e 8 shtatorit në Shkodër, ku Armando Pali dhe Liridon Kraja humbën jetën, ndërsa shënjestra Erogen Vaso, vëllai i të arresuarit Denis Brajoviç dhe një kamariere mbetën të plagosur. Barush Bregu, i njohur edhe me emrin Bajram i ka siguruar armët dhe mjetet e nevojshme për atentatin, Ragip Gilës. Ndërkohë armatime, dronë, municione e maska, janë gjetur në një shtëpi të braktisur në Kiras, lagjen ku banojnë Licët. Banesa rezulton në pronësi të hallës së Ibrahim Licit, e cila jeton në Turqi. Objektivi, anëtar i Bajrave, në kërkim një person i implikuar i Licëve dhe një bazë me armë në Kiras-këto elementë kanë çuar hetuesit drejt pistës së përplasjes mes dy fiseve në armiqësi prej vitesh me njëra-tjetrën në Shkodër, Bajri-Lici.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB