ELBASAN- Banorët e Elbasanit u alarmuan mbrëmjen e djeshme, ku u raportua për të shtëna me armë zjarri në një banesë. Konkretisht banorët e lagjes 'Vullnetari' të Elbasanit njoftuan sallën operative për të shtëna me armë zjarri, por nga verifikimet, Policia njofton se në pjesën e sipërme të banesës ku dyshohet se ishte qëlluar një herë me armë zjarri, nuk u gjet predhë plumbi. Blutë nuk kanë gjetur gëzhoja për të provuar përdorimin e armës, ndërsa dëshmitarë nga zona kanë pohuar se mes disa personave ka patur një konflikt të dhunshëm, gjatë të cilit pretendohet se janë dëgjuar krisma. Ngjarja mbetet ende në fazën e verifikimeve.
/ZËRI