Video

Nxorri sekretet hetimore për 15 mijë euro, mesazhet që "dogjën" Igli Haxhiajn

Igli Haxhiaj dyshohet se ka dhënë informacione në këmbim të parave në drejtim të shtetasve që kanë qenë pjesë e këtij hetimi, që konsiderohej ‘sekret’.

zh.ll
Nxorri sekretet hetimore për 15 mijë euro, mesazhet që
igli haxhiaj

TIRANË- Detaje të tjera janë zbuluar nga dosja hetimore ndaj oficerit të Antiterrorit, Igli Haxhiaj, i cili është lënë në arrest me burg nga Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në kuadër të operacionit të përbashkët të SPAK me Prokurorinë e Breshias, ku u godit rrjeti i gjerë i tafikut të kokainës dhe heroinës. Igli Haxhiaj dyshohet se ka dhënë informacione në këmbim të parave në drejtim të shtetasve që kanë qenë pjesë e këtij hetimi, që konsiderohej ‘sekret’. Sipas bisedave të zbardhura tashmë, Igli Haxhiaj ka pasur komunikim me "kokat" e grupit, në kohën kur ai ka pasur funksionin e Oficerit të Policisë Gjyqësore në Forcën e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Në këto biseda, Haxhiaj i komunikon njërit prejt kokave të grupit, informacionin që ai vetë, bashkëshortja e tij, e ëma dhe një person i afërt ishin në përgjim. Ai shprehet i gatshëm që të japë informacione të tjera, por vetëm në këmbim të vlerës monetare që shkon 15 mijë euro. Po ashtu në bisedat e tij rezulton se ka komunikuar edhe për tregtimin e lëndëve narkotike.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB