TIRANË- Vitin e kaluar gati 80 për qind e vendeve të lira të punës që u shpallen nga Agjencia Kombëtare të Punësimit ishin për punë me arsim elementar. Sipas të dhënave zyrtare gjatë periudhës janar-dhjetor 2024 u shpallën 61,624 vende të lira pune ose 1% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë, por pjesa dërrmuese e tyre janë për profesione që nuk kërkojnë arsim të kualifikuar. Profesionet më të kërkuara në vitin 2024 ishin për pozicione si punëtorë prodhimi, magazinierë, pastrues, shitës, kamarierë, operatorë shërbimi, punonjës ndihmës në sektorin e ndërtimit apo industrisë përpunuese. Kjo shpërndarje tregon se struktura e tregut të punës në vend mbetet e orientuar drejt sektorëve me produktivitet të ulët dhe punë manuale, ndërsa pozicionet që kërkojnë arsim të lartë ose aftësi të specializuara, si menaxherë, specialistë apo teknikë, zënë një përqindje shumë më të vogël.
/ZËRI