Video

Vritet ish-polici në Vaun e Dejës, dyshohet për hakmarrje

Dyshohet se autori është larguar me motorçikletë, duke përfituar nga errësira për t’u zhdukur me shpejtësi nga vendi i krimit.

F.I
Vritet ish-polici në Vaun e Dejës, dyshohet për hakmarrje
Frrok Lleshaj

VAU I DEJËS- Frrok Lleshaj 65 vjeç është ekzekutuar mbrëmjen e djeshme në Vaun e Dejës. 65-vjeçari dyshohet se është qëlluar për vdekje me armë me silenciator teksa ecte pranë banesës së tij. Ai është gjetur i vdekur në anë të rrugës, në fshatin Paçram të Vaut të Dejës nga një kalimtar. Burime pranë Policisë së Shkodrës bëjnë me dije se janë marrë në pyetje 12 persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Dyshohet se autori është larguar me motorçikletë, duke përfituar nga errësira për t’u zhdukur me shpejtësi nga vendi i krimit. Pista kryesore e htimeve është gjakmarrja. Hasmëria mes familjes Lleshaj dhe dy familjeve të tjera ka prodhuar që nga fillimi i viteve ’90, 5 viktima deri më tani. Gjithçka nisi në vitin 1991 kur djali i 65-vjeçarit u vra në Greqi. Lleshaj mori gjakun e djalit të tij duke vrarë kështu kushëririn e tij Dodë Lleshajn. Ai vuajti dënimin e Gjykatës së Shkodrës të vitit 2006 dhe u lirua më 2023. 65-vjeçari akuzohet edhe për një vrasje tjetër, pasi ishte në konflikt edhe me një familje nga Puka. Nga këto dy hasmëri të vjetra dhe ende të pambyllura, mbeti i vrarë edhe vëllai i Frrok Lleshajt.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB