Video

Ndodh sërish! Kroacia bllokon specat me pesticide nga Shqipëria

Ngarkesa ka rezultuar me tre preprarate bujqësore të ndaluara.

zh.ll
Ndodh sërish! Kroacia bllokon specat me pesticide nga Shqipëria
Foto ilustruese

TIRANË- Një tjetër ngarkesë drejt Kroacisë është ndalur në kufi. Sasia prej 8 mijë kg speca nga Divjaka janë bllokuar të mërkurën nga autoritetet e Kroacisë. Ngarkesa ka rezultuar me tre preprarate bujqësore të ndaluara. Por, kjo nuk është hera e parë që perime nga Shqipëria të importuara drejt Kroacisë bllokohen për shkak të përmbajtjes së pesticideve. Në prill të viti të kaluar Kroacia ndaloi specat e kuq. Sistemi i alarmeve të shpejta të BE-së konstatoi përmbajtje shumë të lartë pesticidesh në produkt të klasifikuara me rrezik të lartë për konsumatorin. Ndërkohë, një sasi prej 5 mijë kg pjeshkë me origjinë nga Shqipëria, u refuzua sërish në Kroaci dhe Bosnjë Hercegovinë për shkak të nivelit të lartë të nikelit, përtej normave të lejuara nga BE. Konkretisht, në Bosnjë u gjetën nivele të rritura të klorpirifos, një pesticid që mund të shkaktojë dëm për shëndetin e njeriut. Ekspertët boshnjakë paralajmëruan kundër konsumimit të pjeshkave nga dërgesa, pasi ato janë tashmë në treg.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB