Video

Magjistari Agron Shehaj? Kreu i Mundësia shiti një pronë 251 m2 për 15 mln euro

Vlera e deklaruar ka ngritur pikëpyetje për shkak të diferencës së madhe me çmimet e zakonshme të tregut, duke sjellë pyetje mbi burimin e transaksionit, përcaktimin e çmimit, dokumentacionin dhe identitetin e blerësit.

zh.ll
Magjistari Agron Shehaj? Kreu i Mundësia shiti një pronë 251 m2
agron shehaj

TIRANË- Deklarata e pasurisë së kreut të Partisë Mundësia, Agron Shehaj, është rikthyer në qendër të debatit gjatë seancës së sotme në Kuvend. Edhe pse nuk ishte i pranishëm në sallë, pasi është përjashtuar me 30 ditë nga punimet e Kuvendit, Shehaj u përmend nga kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, i cili i kërkoi shpjegime për një transaksion të deklaruar ku një pronë 251 m² rezulton e shitur për 15 milionë euro. Sipas deklaratës së ndryshimit të pasurisë të depozituar, Agron Shehaj deklaron se në shtator të vitit të kaluar ka shitur një pasuri të paluajtshme, e përbërë nga truall dhe ndërtesë, me sipërfaqe totale 251 m², duke përfituar 15 milionë euro. Një shumë që duket shumë e lartë krahasuar me çmimet e zakonshme të tregut. Madje, kjo vlerë për metër katror nuk haset në asnjë vend të Europës dhe tejkalon ndjeshëm edhe çmimet e zonave më luksoze të qyteteve të mëdha europiane, si Milano. Vlera e deklaruar ka ngritur pikëpyetje për shkak të diferencës së madhe me çmimet e zakonshme të tregut, duke sjellë pyetje mbi burimin e transaksionit, përcaktimin e çmimit, dokumentacionin dhe identitetin e blerësit. Shehaj është kontaktuar ZËRI për një reagim, por deri në publikimin e materialit nuk ka dhënë përgjigje.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB