Video

Në burg nuk mundet...Ilir Beqaj do ‘zyrë’ në Gjykatë

Beqaj i kërkoi trupës gjyqësore që t’i jepet akses në një nga ambientet e gjykatës që të ketë mundësinë të dëgjojë përgjimet dhe të shikojë provat, pasi në burg e ka të pamundur për shkak të mungesës së pajisjeve.

F.I
Në burg nuk mundet...Ilir Beqaj do ‘zyrë’ në
Ilir Beqaj

TIRANË-Seanca për çështjen SASPAK është shtyrë për në datën 3 dhjetor, për shkak se mungonte një prej avokatëve mbrojtës të ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Ky i fundit i kërkoi trupës gjyqësore që t’i jepet akses në një nga ambientet e gjykatës që të ketë mundësinë të dëgjojë përgjimet dhe të shikojë provat, pasi në burg e ka të pamundur për shkak të mungesës së pajisjeve. Beqaj dhe dy bashkëpunëtorët e tij janë arrestuar pasi akuzohen për abuzim me fondet e BE-së gjatë kohës që ka qenë drejtor i Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC). Beqaj ndodhet në burg që prej 4 korrikut të 2024 për abuzimin me fondet e Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC).

/ZËRI

Poll

MOS HUMB