TIRANË-Mungesë energjie elektrike dhe qindra banesa nën ujë, kjo është gjendja nga moti i keq në vend. Për shkak të rritjes së nivelit të ujit në Mamurras, raportohen 50 banesa me prezencë uji në Kurbin dhe 12 të tjera në njësinë Milot. Në Manzë raportohen rreth 48 shtëpi me prani uji, ndërsa si pasojë e vërshimit të përrenjve të Prullit dhe Pllanës, ka prani uji në 4 banesa. Banorët janë akomoduar përkohësisht nga strukturat vendore. Në bashkinë Mirditë, Dibër, Korçë, Tropojë dhe Gjirokastër ka ndërprerje të energjisë elektrike. Në Kukës dhe Shkodër raportohet për rënie inertesh në disa akse rrugore. Moti i keq me reshje të dendura shiu parashikohet të zgjasë deri më 22 nëntor.
/ZËRI