Video

Një më pranë ekstradimit? Gjykata franceze lë në burg Ermal Beqirin! 

Ky vendim i hap rrugë autoriteteve shqiptare të nisin procedurat për ekstradimin, ndërsa ndaj biznesmenit, GJKKO ka caktuar më herët masën e sigurisë "arrest me burg" në mungesë.

zh.ll
Një më pranë ekstradimit? Gjykata franceze lë në burg
Ermal Beqiraj

FRANCË- Biznesmeni Ermal Beqiri, i arrestuar 2 ditë më parë në Francë, doli të mërkurën para gjykatës franceze, e cila i caktoi masën e përkohshme "arrest me burg" me qëllim ekstradimin e tij drejt Shqipërisë. Ky vendim i hap rrugë autoriteteve shqiptare të nisin procedurat për ekstradimin, ndërsa ndaj biznesmenit, GJKKO ka caktuar më herët masën e sigurisë "arrest me burg" në mungesë. 44-vjeçari, i shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare në kuadër të hetimeve për skandalin e tenderave të AKSHI-t, u arrestua mbrëmjen e 28 korrikut, në Francë. Beqiri u prangos fillimisht nga forcat ajrore franceze, pasi u konstatua duke pilotuar një avion të vogël mbi centralin bërthamor në Penly. Më pas nga verifikimet rezultoi se bëhej fjalë për sipërmarrësin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare. Ermal Beqiri do të qëndrojë në burg në Francë, ndërsa vijojnë procedurat ligjore që paraprijnë shqyrtimin e kërkesës për ekstradimin e tij. Autoritetet shqiptare duhet të dorëzojnë dokumentacionin përkatës pranë palës franceze, ndërsa vendimi përfundimtar për dorëzimin e Beqirit do të merret nga gjykata kompetente në Francë.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB