Video

Pengmarrje në Devoll! Arrestohet vëllai i deputetit dhe dy të tjerë

Burime bëjnë me dije se shkak janë bërë konfiktet për prishje pazaresh për aktivitete të paligjshme, kontrabandë.

F.I

Pengmarrje në Devoll! Arrestohet vëllai i deputetit dhe dy të

TIRANË-Policia ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen e ndodhur në Devoll, ku Ilir Topçiu u mor peng nga tre persona. Në pranga janë vendosur Alti Nallbati, vëllai i deputetit Bledion Nallbati, Marsel Buci dhe Trajan Çeliku. Të tre më 27 tetor kanë marrë peng Ilir Topçiun, i cili ndodhej në 'arrest shtëpi' dhe e kanë keqtrajtuar në mjediset e banesës së njërit prej tyre. Burime bëjnë me dije se shkak janë bërë konfiktet për prishje pazaresh për aktivitete të paligjshme, kontrabandë. Ndaj Alti Nallbatit dhe Çelikut rëndon akuza e heqjes së paligjshme të lirisë dhe kanosje, ndërsa ndaj Buçit rëndon edhe akuza e plagosjes së lehtë me dashje.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB