Video

"Shpejt çuna, shpejt, u kap”, dalin pamjet e arrestimit të Flodian Plakut, armë dhe mijëra euro mbi tavolinë

Tavolina përveç, pjatave të ushqimit shoqërohej me armët e tufat e eurove. 

F.I
"Shpejt çuna, shpejt, u kap”, dalin pamjet e arrestimit
Flodian Plaku

VLORË-Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e arrestimit të Flodian Plakut, i dyshuar për vrasjen e ish-policit Gentian Bejtja. Në imazhet e publikuara nga operacioni policor, shihet teksa Floridan Plaku, me 3 identitete, alias Florjan Serjani alias Florjan Mamo ndodhej duke drekuar në një restorant në shoqërinë e Julian Aliajt, alias Julian Pasho. 

Plaku shihet me një varse floriri në qafë, ndërsa dy duart i ka pas shpine nga dy efektivat e "Operacionales". Tavolina përveç, pjatave të ushqimit shoqërohej me armët e tufat e eurove. Bashkë me të u arrestuan edhe 3 personat që e ndihmuan për strehimin, komunikimin dhe lëvizjen e Plakut.

42 vjeçari, banues në Vlorë, konsiderohet si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dyshuar për disa ngjarje kriminale të ndodhura në Vlorë dhe jashtë saj./ZËRI

Poll

MOS HUMB