Video

Si Muçi Shaljani "i futi këmbët" në AMP? Ndalohen dy oficerë

Ata dyshohet se kanë favorizuar të plagosurin Shaljani, që të bëhej pjesë e AMP-së, ku në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë përpiluar Vërtetimin e Besueshmërisë për Muçi Shaljanin.

zh.ll
Si Muçi Shaljani "i futi këmbët" në AMP?
Muçi Shaljani

TIRANË- Dy oficerë policie janë ndaluar këtë të mërkurë, pas atentatit të ndodhur një ditë më parë, të martën, në Rinas ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos efektivi i AMP-së, Muçi Shaljani. Bëhet fjalë për një efektiv të komisariatit numër 3 në Tiranë dhe një polici të zonës. Nënkomisari Bruno Cara me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve dhe Inspektor Ashim Zajmi, me detyrë Nd/Specialist i Policimit në Komunitet, janë të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i vulave i stampave ose i formularëve" dhe "Shpërdorim i detyrës". Ata dyshohet se kanë favorizuar të plagosurin Shaljani, që të bëhej pjesë e AMP-së, ku në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë përpiluar Vërtetimin e Besueshmërisë për Muçi Shaljanin. Ky i fundit, ishte prej shtatorit punonjës i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore. Muçi Shaljani, efektiv i AMP-së ishte shofer, në makinën ku udhëtonte viktima Gilmando Dani, i cili ra pre e një atentati në Rinas. Shaljani, edhe pse ishte punësuar në AMP, nuk rezulton të ketë certifikatë sigurie.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB