Video

SPAK "shkallmon" grupin e kokainës! Dizdari e Gjika në kërkim

F.I


SPAK "shkallmon" grupin e kokainës! Dizdari e Gjika në

TIRANË- SPAK ka goditur një grup të strukturuar kriminal të dyshuar për trafikun e të paktën 50 tonëve kokainë nga Amerika Latine drejt vendeve të BE-së, në kuadër të një hetimi të zgjeruar ndërkombëtar. Sipas Prokurorisë së Posaçme, grupi dyshohet se drejtohej nga Dritan Gjika dhe Eldi Dizdari, ndërsa në krye të skemës së pastrimit të parave qëndron Isa Aliu. Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka caktuar masën “arrest me burg” për 10 persona të përfshirë në këtë dosje. Deri tani, masa është ekzekutuar vetëm për Florjan Musaj. SPAK njofton se dy persona të tjerë dyshohet se ndodhen brenda territorit të Shqipërisë dhe po kërkohen nga autoritetet. Ndërsa 7 të tjerë nuk ndodhen aktualisht në Shqipëri dhe janë shpallur në kërkim. Hetimi ka zbardhur deri tani 5 episode të trafikut të lëndëve narkotike. Sipas SPAK, të ardhurat nga aktiviteti kriminal janë investuar në pasuri të paluajtshme dhe biznese. Pastrimi i parave dyshohet se është kryer përmes kompanive në ndërtim, hoteleri dhe konsulencë. Në total, janë sekuestruar pasuri me vlerë rreth 150 milionë euro. Mes tyre përfshihen kompani, hotele, vila luksoze dhe automjete. Personat e dyshuar në dosje përfshijnë Nikoll Bibaj, Isa Aliu, Sokol Bibaj, dhe të tjerë.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB