Aktualitet

Shkak pagesa e qirasë? Sherr mes të rinjve në një lavazh në Fier, plagoset me thikë pronari

Autori është larguar nga vendi i ngjarjes.

F.I
Shkak pagesa e qirasë? Sherr mes të rinjve në një lavazh
PAMJE NGA NGJARJA

FIER-Një konflikt mes dy të rinjve në një lavazh në lagjen “15 Tetori” në Fier, ka degraduar në përdorimin e thikës. Si pasojë, njëri prej tyre, 35 vjeç ka mbetur i plagosur, Eldi Gremi dhe është transportuar me urgjencë në Spitali Rajonal Fier. Autori 25-vjeçar Albi Kajolli është larguar nga vendi i ngjarjes.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia e cila po punon për kapjen e autorit dhe zbardhjen e rrethanave. Raportohet se i plagosuri është pronar i një subjekti në zonë dhe dyshohet se autori ishte personi që kishte marrë me qira biznesin e tij. Konflikti mendohet të ketë nisur për shkak të pagesës së qirasë.

"Rreth orës 11:40, në spitalin rajonal të Fierit është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi E. G., 35 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me mjet prerës thikë nga një shtetas ende i paidentifikuar. Shërbimet e Policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit,"-njofton Policia./ZËRI

Poll

MOS HUMB