TIRANË-"Biznesmeni italian Massimo Ferro, 54-vjeç, nga Camposampiero, ka ndërruar jetë në Shqipëri më 22 dhjetor, pas një operacioni për ngushtimin e stomakut"-ky ishte lajmi i raportuar tre ditë më parë. Por pas ndëryrjes për një ngushtim stomaku, ky organ mungon në trupin e pajetë të biznesmenit italian! Disa organe, mes tyre stomaku u hoqën gjatë autopsisë në Shqipëri dhe janë ende në laboratorin e mjekësisë ligjore në Tiranë. Në këto kushte autopsia ndodhet pezull, ekzaminimi nuk zbuloi ndonjë shkak specifik të vdekjes së burrit. Trupi i pajetë i biznesmenit me organet mangut pritet t’u dorëzohet sot familjarëve për të kryer funeralin. Ndërhyrja për ngushtim stomaku u krye më 18 dhjetor, ku pacienti, i diagnostikuar me diabet dhe me peshë 108 kilogramë, u këshillua vetëm të mos hante pa asnjë program paraprak apo analiza. 'Trita Hospital' e kreu ndërhyrjen 4,400 euro, çmim shumë më i ulët se afërsisht 15,000 euro të kërkuara në Itali. Më 20 dhjetor iu shfaqën ethet dhe temperaturë e lartë deri në 39 gradë. Ferro u dërgua në QSUT dhe mëngjesin e 22 dhjetorit, humbi jetën.
/ZËRI