Video

U qëllua me 10 plumba! Vdes agjenti i AMP-së

Agjenti i AMP-së, ishte shofer në mjetin tip 'Benz' me pasagjer Danin ku u qëlluan me breshëri plumbash kallashnikovi sapo dolën nga aeroporti i Rinasit.

F.I
U qëllua me 10 plumba! Vdes agjenti i AMP-së
Muçi Shaljani

TIRANË-Muçi Shaljani, agjent i Agjensisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka ndërruar jetë 4 ditë pas atentatit mesditën e 11 nëntorit pranë Aeroportit të Rinasit. Shaljani ndodhej prej 4 ditësh në intubim në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi mbeti i plagosur me 10 plumba, 2 në kokë dhe 8 në trup, në atentatin ku u ekzekutua Gilmando Dani, mik dhe bashkëpunëtor i Emiljano Shullazit. Agjenti i AMP-së, ishte shofer në mjetin tip 'Benz' me pasagjer Danin ku u qëlluan me breshëri plumbash kallashnikovi sapo dolën nga aeroporti i Rinasit. Ndaj automjetit të tyre 'Benz' u qëllua nga persona të paidentifikuar me një mjet tip “Toyota Yaris”, e cila u gjet e djegur pak minuta pas ngjarjes në Fushë Krujë.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB