TIRANË-Daniel Cornea është rumuni i dyshuar si ekzekutor i Renato Hoxhajt në 27 prill në Vlorë. 53-vjeçari ishte një vrasës me pagesë që ishte kontraktuar nga Dubai për të kryer vrasjen e rojes në Vlorë. Po ashtu, mësohet se pasi ka qëlluar mbi Hoxhajn, rumuni ka dalë nga Shqipëria përmes doganës së Qafë Botës. Në hetim për këtë vrasje është edhe 26 vjeçari me inicialet I. S., i vënë në pranga më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Identiteti i tij ende nuk është bërë i ditur, madje as roli që ka patur në vrasje. Në lidhje me ngjarjen në pranga është vendosur Kleanth Bylyku alias Armando Gega, i cili u arrestua më 1 gusht. Bylyku dyshohet se ka qenë personi që ka ndihmuar rumunin me lëvizjen, informacionet e duhura për viktimën madje i ka siguruar edhe armën e zjarrit. Në pranga në lidhje me ngjarjen është vendosur më herët edhe Eris Mehmetaj i dyshuar se ka ndihmuar autorin e vrasjes së Renato Hoxhajt. Ndër personat e shpallur në kërkim është edhe Alesio Dobrozi, i cili sipas informacioneve të fundit ndodhet në Dubai.
/ZËRI