Video

Zbardhet plagosja në Fllakë, Erkid Kazazi qëlloi Arbër Gorgean

Ngjarja ka nisur fillimisht si një konflikt mes Arbër Gorgeas dhe babait të 30-vjeçarit, Eqerem Kazazi. Pas një debati për motive të dobëta, 36-vjeçari ka goditur me grushte Eqerem Kazazin.

F.m
Zbardhet plagosja në Fllakë, Erkid Kazazi qëlloi Arbër
Erkid Kazazi

DURRËS- Është zbardhur plagosja e Arbër Gorgeas, ngjarje e ndodhur një natë më parë në Durrës, në zonën e Fllakës. Autori i ngjarjes mësohet se është Erkid Kazazi, ish-kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike në Kavajë. Ngjarja ka nisur fillimisht si një konflikt mes Arbër Gorgeas dhe babait të 30-vjeçarit, Eqerem Kazazi. Pas një debati për motive të dobëta, 36-vjeçari ka goditur me grushte Eqerem Kazazin.

Për rrjedhojë, Erkid Kazazi ka dashur të ballafaqohet me Gorgean dhe i ka zënë pritë në zonën e Fllakës në Durrës. Ai ka qëlluar me armë zjarri drejt makinës me të cilën 36-vjeçari po udhëtonte bashkë me dy fëmijë të mitur. Policia në njoftimin zyrtar bën me dije se fëmijët kanë shpëtuar mrekullisht. Gorgea është paraqitur në polici dhe ka kërkuar ndihmë. Efektivët e kanë dërguar në spial ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore./ZËRI

Poll

MOS HUMB