
TIRANË- Masakra e ndodhur në qendër të ish-Bllokut në 4 Tetor 2018, solli një përplasje të hapur mes grupit të drejtuar nga Ervis Martinaj dhe Ervin Matës, i njohur në Tiranë me nofkën “Boli”. Por megjithëse pas ngjarjes, palët duket se u sqaruan me qëllim mbylljen e konfliktit, sërish i ruheshin një kundërsulmi të armatosur për të goditur njëri-tjetrin.
Planet shkonin në hedhjen e milionave euro, ku në datën 31 tetor 2020, Behar Bajri bisedon me Ervis Martinaj duke i thënë këtij të fundit se një plan për eliminimin e tij fizik, është duke u vënë në zbatim nga Ervin Mata. Bajri paralajmëron Martinaj, se për kokën e tij dhe Eldi Dizdarit një trafikanti tjetër kokaine i përfshirë në ngjarjen e ish-bllokut në Tiranë, Mata kishte ofruar 5 milionë euro./ZËRI