Video

5 vite borxhe! Si drejtësia mban peng dosjen e ‘sudes’ së Fondit BESA

Gjykata e Tiranës na vuri në dijeni se nuk ka ende një vendim të formës së prerë mbi këtë çështje. Çështja ka nisur në vitin 2019 dhe është ende në gjykim.

F.m
5 vite borxhe! Si drejtësia mban peng dosjen e ‘sudes’ së
Fondi Besa

TIRANË- Kanë kaluar pesë vite nga skandali me të ashtuquajturën si ‘sudja’ e Fondit BESA, Albana Imami dhe drejtësia nuk e ka thënë ende fjalën e saj. ZËRI nisi një kërkesë për informacion në momentin që mori dhjetëra denoncime nga banorët e zonës së Nishtullës, të cilët sot janë thuajse të gjithë debitorë pranë Fondacionit BESA me të paktën 6 milion lekë. Mirëpo, në përgjigjen zyrtare, Gjykata e Tiranës na vuri në dijeni se nuk ka ende një vendim të formës së prerë mbi këtë çështje. Çështja ka nisur në vitin 2019 dhe është ende në gjykim. Fillimisht dosja ka qenë në duart e gjyqtares Rexhina Merlika, e cila është larguar me vendim të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Tani ka kaluar në duart e gjyqtarit Edvan Vecani dhe procesi ende nuk ka përfunduar, duke zvarritur më tej në borxhe viktimat e skemës së mikrokredive, pasi detyrimet e tyre shtohen çdo ditë që kalon.

Poll

MOS HUMB