
BRITANI E MADHE- Juria e "Britain's Got Talent" nuk mundën t'i mbanin lotët gjatë performancës së Ravit. Djaloshi 8-vjeçar, tregoi se 2 vite më parë kishtë mësuar se ishte me tumor në tru, e sot vuante me pasojat e sëmundjes së tij. I shoqëruar nga fëmijë të tjerë me të njëjtën diagnozë, por edhe mjekë që e kanë ndihmuar që të rikuperohet, Ravi këndoi këngën: A million dreams.
"Dy vjet më parë u diagnostikova me një tumor në tru dhe jam këtu për të treguar se çfarëdo që të sjellë jeta, ju ende mund të bëni çfarë të doni për të arritur dhe për të realizuar ëndrrat tuaja."
Po ashtu, shtoi se nëse fiton, do të dhurojë për bamirësi çmimin prej 250,000 £.
Ai u kontaktua nga Britain's Got Talent pasi panë përpjekjet e tij të mëparshme për të mbledhur fonde për "Brains Trust" dhe "The Brain Tumor Charity". Deri më tani, djaloshi ia ka dalë që të mbledhë 109,000 £./ZËRI