Video

Kush e vrau Sibora Gaganin?

Marco Romeo tha se e di emrin e njërit prej autorëve të krimit, por refuzoi ta tregonte.

Redaksia Zëri
Kush e vrau Sibora Gaganin?
Sibora Gagani dhe Marco Romeo

ITALI- Marco Romeo ka deklaruar se të dashurën e tij shqiptare, Sibora Gagani e kanë vrarë katër anëatrë të mafias shqiptare. Përpara gjykatës në Spanjë, Romeo tregoi se Gagani kishte marrë 25 mijë euro borxh nga bashkëkombasit e saj për të ngritur një biznes, por paratë iu vodhën nga disa kolumbianë dhe ajo nuk mundej ta paguante borxhin.

Gjithashtu, Marco Romeo tha se e di emrin e njërit prej autorëve të krimit, por refuzoi ta tregonte. Ai shtoi se ndjente keqardhje për gjithçka kishte ndodhur por që trupin e të resë e kishte fshehur nga frika. Shqiptarja 22-vjeçare u gjet e murosur. Ajo ishte zhdukur që në vitin 2014. Italiani rrëfeu se trupi i Siborës ishte i murosur, pasi u arrestua për një tjetër krim./ZËRI

Poll

MOS HUMB