
TIRANË- Vrasja e Çajup Selimit në Tepelenë është kryer për çështje nderi. Bashkëpunëtori i drejtësisë, Artan alias Marjus Tafani ka rrëfyer se Selimi kishte ngacmuar seksualisht mamanë e njërit prej anëtarëve të grupit, Erisiano Abedinit, i cili njihej me nofkën "Cano". Gazetari Elton Qyno shkruan për OraNews se pasi kishte marrë vesh se çfarë kishte ndodhur, Abedini kishte takuar Laert Haxhiun për ta ndihmuar që të vriste personin që e kishte prekur në "sedër". Haxhiu ishte lidhur me Tafanin përmes Lulzim Arapit, të cilin e kishte njohur në burg. Fillimisht i kishte besuar vendosjen e tritolit tek shtëpia e Erion Çukut dhe më pas e angazhoi në vrasjen e Selimit. Vetë Tafani rrëfen se për vrasjen ishte paguar 24 mijë euro, edhe pse i ishin premtuar 25.