Video

Arben Ahmetaj shpenzoi 93 mijë euro në kazino në Maltë

Bëhet fjalë për një udhëtim të Arben Ahmetajt me këshilltarin e tij, Artan Gjokaj në korrik të vitit 2018. Gjatë kësaj vizite ai ka blerë dhe ka përdorur fisha (çipsa) për të luajtur në tavolinat e bixhozit të Kazinosë Dragonara.

F.m
Arben Ahmetaj shpenzoi 93 mijë euro në kazino në Maltë
Arben Ahmetaj

TIRANË- Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj duket se ka pasur një pasion për lojërat e fatit gjatë kohës që ka drejtuar Ministrinë e Financave. Sipas një dokumenti të publikuar nga Prapaskena që ndodhet në dosjen e SPAK, rezulton se Ahmetaj ka shpenzuar 93.500 euro në Kazinonë Dragonara të Maltës gjatë kohës që ka qenë ministër i Financave. Bëhet fjalë për një udhëtim të Arben Ahmetajt me këshilltarin e tij, Artan Gjokaj në korrik të vitit 2018. Gjatë kësaj vizite ai ka blerë dhe ka përdorur fisha (çipsa) për të luajtur në tavolinat e bixhozit të Kazinosë Dragonara. Shuma totale e paguar për blerje fishash gjatë vizitave të tij në muajin Korrik 2018 është 93 500 Euro, për të cilën nuk ka asnjë regjistrim që të jenë ri-tërhequr nga arka. Mbi Ahmetajn rëndojnë akuza për fshehje të pasurisë, korrupsion dhe pastrim parash, pas përfshirjes në skandalin e inceneratorëve. Ai është në arrati dhe aktualisht jeton në Lugano.

Poll

MOS HUMB