
TIRANË- Është zbardhur vdekja e mbuluar me mister e biznesmenit Armandi Nelaj. Kur ka kaluar më shumë se një muaj nga ngjarja, autoritetet kanë dalë në përfundimin se Nelaj bashkë me një mikun e tij, po tentonin t’i vendosnin eksploziv anijes së një prej konkurrentëve të tyre, konkretisht anijes turistike, ‘Finikas Lines’. Por lënda plasëse i ka shpërthyer pa u vendosur në anije. Lidhur me ngjarjen u arrestua miku i të ndjerit, Eridion Muho, por është ende e paqartë se cili ka qenë roli i tij. 35-vjeçari që sot është në praga rezulton të jetë pronar i anijes “Saranda Express” që operon linjën Sarandë-Korfuz dhe agjencisë “Erdano Tours”. E po ashtu, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, ai garoi për deputet nën siglën e partisë" Lëvizja për Ndryshim" të Jozefina Topallit.