
TIRANË- Një ndryshim i bërë në Kodin e Punës ka reduktuar pushimet vjetore të punonjësve nga 1 muaj në 6 ditë kalendarike. Sipas projektligjit të miratuar, terminologjia “4 javë kalendarike”, është bërë “22 ditë kalendarike”. Por, në fakt, ky ka qenë një lapsus, gjë që e ka pranuar dhe Kuvendi i Shqipërisë, që në një prononcim për "Top Channel", pranoi se fjala “kalendarike”, është vendosur gabimisht në vend të termit “pune”.
Si përfundim, ditët e pushimeve vjetore janë shtuar me dy ditë për çdo punonjës.
4 javë kalendarike janë 28 ditë. 22 ditë pune janë pa llogaritur të shtunë, të diel ose ndryshe nga e hëna në të premte. 22 plus 4 fundjava, të diela dhe të shtuna, domethënë 8 ditë, janë 30 ditë. Me ndryshimet në Kodin e Punës, punonjësve u janë shtuar 2 ditë pushim.