Video

Arrestohet Ilir Meta

Pamjet tregojnë qartë momentin kur presidenti i PL-së, nxirret zvarrë nga mjeti i tij.

F.m
Arrestohet Ilir Meta
Ilir Meta

TIRANË- Ish-kryeministri, ish-Presidenti i vendit dhe Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është arrestuar mesditën e sotme në Tiranë teksa po kthehej nga Kosova. Ai ishte nisur drejt selisë së Partisë së Lirisë ku dhe do të mbantë një konferencë me gazetarët, por është ndaluar në hyrje të Tiranës. Pamjet tregojnë qartë momentin kur presidenti i PL-së, nxirret zvarrë nga mjeti i tij. Meta akuzohet për 3 vepra penale: korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurish. Por Meta nuk është i vetmi që ka rënë në rrjetën e SPAK. Në “arrest shtëpie” është caktuar Pirro Xhixho (babai i Erisa Xhixhos), ndërsa Monika Kryemadhi dhe Ema Çomo janë lënë në “detyrim paraqitje”. Kontrolle janë ushtruar edhe në banesën e Endrit Brahimllarit.

Poll

MOS HUMB