TIRANË- Presidenti Bajram Begaj i ka dërguar shkresë zyrtare Gjykatës Kushtetuese, me pretendimet e tij për dekretin e shpalljes së zgjedhjeve në Tiranë me 9 Nëntor. Në shkresë, Begaj kërkon nga ana e Gjykatës Kushtetuese shpalljen e moskompetencës lidhur me dekretin, të rrëzojë ankimimin e Erion Veliajt për shkarkimin e tij dhe të urdhërojë KQZ-në për përgatitjen e zgjedhjeve për bashkinë e Tiranës. Seanca në Kushtetuese që do të shqyrtojë shkarkimin nga detyra të Erion Veliajt do të mbahet më datë 31 tetor, dhe Presidenca si palë e interesuar, ka dërguar parashtrimin në këtë gjykatë në lidhje me dekretin e zgjedhjeve. Gjykata Kushtetuese rrëzoi më 9 tetor, drekretin e Presidentit, Bajram Begaj për zgjedhjet e 9 Nëntorit. Vendimi erdhi pasi Kushtetuesja u vu në lëvizje nga Erion Veliaj, i cili ankimoi vendimin e shkarkimit të tij si kryebashkiak i Tiranës.
/ZËRI