
SERBI- Beogradi në kaos. Pamjet që shihni tregojnë një grup protestuesish që godasin me gurë dhe sende të forta derën e Bashkisë së Beogradit, e cila është dhe “molla e sherrit” që ka nxitur protesta të dhunshme dhe ka ngritur në këmbë studentët. Nga ana tjetër Policia nuk është “kursyer” nga dhuna, pasi ka përdorur gaz lotësjellës për shpërndarjen e njerëzve si dhe ka dhunuar protestuesit që nuk bindeshin.
Opozita serbe kërkon përsëritjen e zgjedhjeve në Bashkinë e Beogradit ndërsa akuzon Qeverinë e Aleksandër Vuçiç-it se ka manipuluar rezultatin. Ndërkohë Vuçiç akuzon Perëndimin se po përgatit skenare për destabilizimin e Serbisë./ZËRI