Video

Berisha: Mobilizohuni për 11 Korrikun

Protesta do të mbahet në orën 20:00 përpara godinës së Kryeministrisë. Sipas PD-së kjo është një protestë kundër padrejtësive, nëpërkëmbjeve, vjedhjeve dhe arrogancës së pushtetit të Rilindjes.

F.m
Berisha: Mobilizohuni për 11 Korrikun
Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, iu ka dërguar një mesazh të gjitha strukturave të PD-së, ku kërkon angazhim maksimal për protestën e datës 11 Korrik. Në mesazhin e Berishës, thuhet se 3 ditët e ardhshme do të jenë vendimtare për mobilizimin e qytetarëve, si dhe për të dëshmuar në 11 Korrik që ata janë shumicë politike. Të gjithë eksponentët e PD-së, përfshirë deputetët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën që do të mbahet të enjten në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Protesta do të mbahet në orën 20:00 përpara godinës së Kryeministrisë. Sipas PD-së kjo është një protestë kundër padrejtësive, nëpërkëmbjeve, vjedhjeve dhe arrogancës së pushtetit të Rilindjes./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB