Video

BKH 'zbarkon' në zyrat e “Soft & Solution” të Ermal Beqirit

Burime për ZËRI bëjnë me dije se oficerë të BKH-së kanë ushtruar kontrolle në ambientet e kompanisë, por ende nuk dihet nëse këto kontrolle lidhen me tenderat e përfituar nga kompania apo janë pjesë e një hetimi më të gjerë.

F.I
BKH 'zbarkon' në zyrat e “Soft & Solution”
Ermal Beqiri

TIRANË-Kompania “Soft & Solution”, në pronësi të biznesmenit Ermal Beqirit, fitues në një sërë tenderash publikë, përfshirë edhe ato të shpallura nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), ka rënë në radarët e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Burime për ZËRI bëjnë me dije se oficerë të BKH-së kanë ushtruar kontrolle në ambientet e kompanisë, por ende nuk dihet nëse këto kontrolle lidhen me tenderat e përfituar nga kompania apo janë pjesë e një hetimi më të gjerë. Emri i Ermal Beqirit u bë i njohur për publikun për herë të parë në vitin 2021, kur ai u thirr si ekspert në procesin gjyqësor për korrupsion ndaj Ilir Metës. Beqiri kreu ekspertizën teknike mbi videon e njohur si “Meta–Prifti”, ku ish-zv.kryeministri dhe Dritan Prifti diskutonin për ndarje fondesh në shumën 700 mijë euro./ZËRI

Poll

MOS HUMB