Video

Borxhet e papaguara! 'Air Albania' përfundon në gjykatë

Kjo nuk është hera e parë që shoqëria e fluturimit Air Albania shkon në gjykatë

F.I
Borxhet e papaguara! 'Air Albania' përfundon në gjykatë
foto ilustruese

TIRANË- Air Albania, operatori kombëtar i fluturimeve ajrore po përballet me një padi të re. Organizata Europiane për Sigurinë e Navigimit Ajror ka hapur një gjyq në Shqipëri për të mbledhur borxhet e papaguara që Air Albania ka ndaj saj. Në padinë e siguruar nga Kapitali.al me objekt "përmbushje detyrimi' nuk bëhet me dije se sa është shuma e borxhit, ndërsa seanca e parë në Gjykatën e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë do të zhvillohet më 20 tetor. Kjo nuk është hera e parë që shoqëria e fluturimit Air Albania shkon në gjykatë. Në vitin 2025 Gjykata e Apelit kërkoi nga “Air Albania” që të shlyejë rreth 5 milionë euro fatura të prapambetura ndaj një kompanie që e furnizon me ushqimin për pasagjerët në bord.

 

/ZËRI

Poll

MOS HUMB