
ARABIA SAUDITE- 'Al Nassr' ka filluar filloi të përgatitet për festën e së shtunës së ardhshme. Të shtunën e ardhshme, më 23 shtator, Arabia Saudite shënon festën Al-Yawm Al-Watani, ditën e bashkimit të mbretërisë saudite, e shpallur në vitin 1932. Al Nassr publikoi një video, në të cilën skuadra shfaqet me kostume tradicionale, ku edhe portugezi Cristiano Ronaldo shfaqet me një shpatë, një kostum zyrtar dhe një shall arab.
Al Nassr publikoi videon në X të klubit (ish-Twitter) të enjten, me mbishkrimin:
"Të gjithë së bashku. Për një flamur. Ne ëndërrojmë dhe i arrijmë synimet!"
All together ✊
— AlNassr FC (@AlNassrFC_EN) September 21, 2023
For one flag ????????
" We Dream, and Achieve ???? " pic.twitter.com/r6ra5azFqA
Futbollisti portugez, i cili e ka shpërndarë videon në Instagramin e tij personal, shfaqet përkrah shokut të skuadrës, Mane dhe me trajnerin Luís Castro./Zëri.ai