
FLORIDA – Një grua në një plazh në Florida ka filmuar një skenë dramatike, teksa bashkëshorti i saj dhe burra të tjerë kanë rikthyer një peshkaqen sërish në det.
Një nga burrat tha se peshkaqeni u afrua në breg të detit me shpejtësi të madhe dhe ngeci në rërë.
Gruaja që filmoi deklaroi se të pranishmit e panë se peshkaqeni donte që të kthehej në det dhe prandaj vendosën që ta ndihmojnë.
Bashkëshorti i saj dhe burrat e tjerë e kapën peshkaqenin nga bishti dhe e tërhiqnin atë drejt ujit, në një mënyrë të rrezikshme. Peshkaqeni në një moment shtyu më tej edhe burrat që po përpiqeshin ta shpëtojnë.
Peshkaqeni duket i qetë dhe në ndonjë rast pushuesit mendonin se mos ndoshta nuk ishte gjallë. Pasi arriti që të kalojë pjesën e rërës, peshkaqeni u fut sërish në ujë dhe të pranishmit duartrokitën arritjen e tyre./Zëri.ai/