Video

Deputeti Ndreca 'lëshon' të vëllanë

Armando Ndreca u lirua dhe u la në masën ‘detyrim paraqitjeje’, ndërsa pas hekurave ndodhet kunati i tij, Armel Nikdukaj dhe Elvis Shpellzai.

F.m
Deputeti Ndreca 'lëshon' të vëllanë
Armando dhe Eduart Ndreca

TIRANË- Deputeti socialist, Eduart Ndreca ka deklaruar se ia ka lënë në dorë drejtësisë për të vendosur për fatin e vëllait të tij, Armando Ndreca, i cili u shoqërua nën dyshimet se ishte pjese e një grupi griminal bashkë me kunatin e tij që merrej me kultivim kanabisi. Në një lidhje për emisionin “Breaking”, deputeti Ndreca as nuk pohoi dhe as nuk mohoi kur u pyet për përfshirjen e të vëllait në aktivitetin e lëndëve narkotike. Armando Ndreca u lirua dhe u la në masën ‘detyrim paraqitjeje’, ndërsa pas hekurave ndodhet kunati i tij, Armel Nikdukaj dhe Elvis Shpellzai, të cilët u kapën në Kashnjet të Lezhës, në një stan që e kishin përshtatur për kultivim kanabisi.

 

Poll

MOS HUMB