
TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dalë në përfundimin se Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, gjatë kohës që drejtonte Lëvizjen Socialiste për Integrim, në vitet 2016 - 2017, lidhi dhe ekzekutoi kontrata për shërbim konsulence dhe lobimi me kompanitë Global Security and Inovative Solution LLC dhe Grupi McKeon Inc në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas asaj që thuhet në dosjen e SPAK, janë kryer verifikimet lidhur me marrëveshjen e firmosur në 3 shkurt 2016 mes Petrit Vasilit si nënkryetar i LSI-së dhe Dennis Burke për GSIS. Bazuar në këtë marrëveshje, kompania do të këshillonte LSI-në lidhur me marrëdhëniet e saj me qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe drejtuesit politikë si dhe do të siguronte takime me përfaqësues të kongresit amerikan dhe senatit.
SPAK ka kryer verifikimet e pagesave në tre burime dhe sipas dosjes, ka rezultuar se për periudhën Janar 2016 - Dhjetor 2017 i ka paguar kompanisë GSIS LLC, për qëllime konsulence dhe lobimi 463.546,26 USD dhe ka deklaruar shpenzime për konsulencë pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve si dhe ka paraqitur pranë organit procedues vetëm tre fatura të paguara kompanisë GSIS LLC, shumën 11.720.552 lekë (93,761 USD). Sipas SPAK, Lëvizja Socialiste për Integrim në periudhën Janar 2016 - Dhjetor 2017 i ka paguar kompanisë GSIS LLC, për qëllime konsulence dhe lobimi 463.546,26 USD dhe ka deklaruar shpenzime për konsulencë pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve si dhe ka paraqitur pranë organit procedues vetëm tre fatura të paguara kompanisë GSIS LLC, shumën 11.720.552 lekë (93,761 USD). Diferenca prej 369.785 USD është paguar nga një entitet i pa deklaruar nga partia LSI.