Video

Drejtoresha e AKSHI-t 3 orë në SPAK

SPAK është duke hetuar për 12 procedura tenderuese, në vlera të konsiderueshme që lidhen me mirëmbajtjen e serverave të institucioneve të rëndësishme.

F.I
Drejtoresha e AKSHI-t 3 orë në SPAK
Mirlinda Karçanaj

TIRANË-Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj ka lënë ambjentet e SPAK pas tre orësh. Në dalje nga ambjetet e Prokurorisë së Posaçme, Karçanaj nuk ka dhënë asnjë detaj për mediat, duke mos zbuluar detaje nga hetimi. Karçanaj u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme në kuadër të një hetimi për abuzime me tenderat e zhvilluar nga institucioni që ajo drejton. SPAK është duke hetuar për 12 procedura tenderuese, në vlera të konsiderueshme që lidhen me mirëmbajtjen e serverave të institucioneve të rëndësishme. Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se kriteret e këtyre tenderave janë hartuar në mënyrë të tillë që t’i favorizonin kompanitë që garonin, duke u krijuar mundësinë të fitonin kontrata me miliona euro.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB