
TIRANË- Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka pranuar se në institucionet e paraburgimit ka individë të infektuar me sëmundje seksualisht të transmetueshme. Në një përgjigje për "Dosja.al", Drejtoria e Burgjeve ka sqaruar se ka disa të burgosur që janë të diagnostifikuar me "HIV-AIDS", por nuk jep një numër konkret. Por sqaron se të burgosurit e infektuar kanë ardhur me këtë sëmundje nga jashtë burgut, pra nuk janë infektuar brenda qelisë apo ambienteve të paraburgimit. Edhe pse në kushte të mungesës së lirisë, Drejtoria e Burgjeve pretendon se të infektuarit marrin mjekimin e nevojshëm, sipas protokollit që jep mjeku për secilin rast. Marrja e mjekimit bëhet çdo muaj pranë spitalit Infektiv.
/ZËRI